Mehmedi e Seferoviç shpëtojnë Zvicrën

Zvicra mposhti 2-1 Ekuadorin në takimin e parë të vlefshëm për grupin E në “Brazil 2014” dhe një nga golat mban emrin e shqiptarit Admir Mehmedi. Amerikano-jugorët shënuan të parët në minutën e  22-të me anë të një gjuajtjeje me kokë të Enner Valencias nga një goditje dënimi. Dy zëvendësimet e Hitzfeld-it ishin çelësi për

Zvicra mposhti 2-1 Ekuadorin në takimin e parë të vlefshëm për grupin E në “Brazil 2014” dhe një nga golat mban emrin e shqiptarit Admir Mehmedi.

Amerikano-jugorët shënuan të parët në minutën e  22-të me anë të një gjuajtjeje me kokë të Enner Valencias nga një goditje dënimi.

Dy zëvendësimet e Hitzfeld-it ishin çelësi për të kthyer në favorin e helvetëve një ndeshje që dukej se po rrëshqiste pas një gjysme të parë të dobët.

Vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë Mehmedi i sapofutur në lojë në vend të Stocker, barazoi për zviceranët. Goli i fitores për Zvicrën erdhi në minutën e 93-të kur Seferoviç,  finalizoi një kundërsulm të helvetëve.

Kjo fitore e ngjit Zvicrën në kuotën e 3 pikëve dhe siç tha trajneri Ottmar Hitzfeld “kjo do t’ju japë atyre fuqi shtesë për dy ndeshjet e tjera”.

“Ishtë ëndrra jonë ta mbyllnim ndeshjen në favorin tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës,” tha Hitzfeld pas ndeshjes.

Ndërsa trajneri i Ekuadorit, Reinaldo Rueda e cilësoi humbjen e ndeshjes si pasojë të një momenti naiviteti dhe humbjeje të organizimit. “Por futbolli është i tillë, dhe ne nuk e meritonim këtë rezultat. Shpresojmë ta kalojmë humbjen dhe të përmirësojmë gjendjen tonë morale”, tha Rueda.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar