Meha i mungon Shqipërisë kundër Norvegjisë

0

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Alban Meha, nuk do të luajë në përballjen me Norvegjinë më 7 qershor në “Qemal Stafa”, ndeshja kryesore për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”.

27-vjeçari ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë dhe  do t’i nënshtrohet sot një operacioni që do ta mbajë larg fushës së blertë së paku për tetë javë.

“Jam shumë i mërzitur pasi dëmtimin e pësova në momentin më të rëndësishëm për mua dhe për kombëtaren. Më vjen keq që nuk mund ta ndihmoj kombëtaren në ndeshjen kundër Norvegjisë. Ndeshja kundër Norvegjisë është shumë e rëndësishme dhe duhet fituar patjetër. Unë do t’i jap përkrahje maksimale nga jashtë fushës. Jam i bindur se ne mund t’ia dalim ta mposhtim Norvegjinë”, ka thënë Meha të martën për “Kohën Ditore”.

Mesfushori që aktualisht aktivizohet me Paderbornin me kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka shënuar një gol.

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here