Më 12 shtator Azem Hajdari do të prehet tek varrezat e dëshmorëve

Më 12 shtator Azem Hajdari do të prehet tek varrezat e dëshmorëve

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës që nga data 12 shtator, “Heroi i Demokracisë” Azem Hajdari, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Nëpërmjet një deklarate për shtypin, bashkia njofton se personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria , kryetarët e partive politike, studentë të dhjetorit ’90, intelektualë, familjarë ,miq , shokë

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës që nga data 12 shtator, “Heroi i Demokracisë” Azem Hajdari, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Nëpërmjet një deklarate për shtypin, bashkia njofton se personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria , kryetarët e partive politike, studentë të dhjetorit ’90, intelektualë, familjarë ,miq , shokë dhe kolegë, do të zhvillojnë homazhe në orën 10:00, në Pallatin e Kongresve. Më pas në orën 12:00 do bëhet përcjellja dhe ceremonia e varrimit për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Azem Hajdari, “Heroi i Demokracisë” mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” gjithashtu dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar