Mbytet 6 klandestinë në brigjet Italiane

Mbytet 6 klandestinë në brigjet Italiane

Gjashtë shtetas arabë dhe afrikanë kanë ndërruar jetë në gjatë përpjekjeve të tyre për t’iu shpëtuar trazirave dhe plumbave në vendet e tyre. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në brigjet jugore të Italisë. Nga raportimet e deritanishme të mediave italiane raportohet se viktimat janë në moshë të re dhe mes tyre ndodhet edhe

Gjashtë shtetas arabë dhe afrikanë kanë ndërruar jetë në gjatë përpjekjeve të tyre për t’iu shpëtuar trazirave dhe plumbave në vendet e tyre.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në brigjet jugore të Italisë.

Nga raportimet e deritanishme të mediave italiane raportohet se viktimat janë në moshë të re dhe mes tyre ndodhet edhe një minoren, një djalë rreth 13-ve.

Nga hetimet e pararaprake të policisë mësohet se ata janë mbytur gjatë kohës që ata tentonin të shpëtonin për të arritur bregun, pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt kur ndodhej rreth 15 metra larg.

Disa prej klandestinëve në pamundësi të shpëtonin pasi nuk dinin not kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu nga policia mësohet se se ata ishin një grup prej 120 emigrantësh që ndodheshin në bordin e një anijeje peshkimi, mes të cilëve gra dhe fëmijë që janë shpëtuar nga rojet bregdetare.

Ndërkohë, në brigjet e qytetit tjetër siçilian të Sirakuzës, kanë zbarkuar rreth 40 emigrantë të tjerë, të gjithë shtetas sirianë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar