Shqyrtohet sot projektvendimi për TVSH-në. Në mbledhjen e radhës me ministrat Kryeministri Sali Berisha tha se ligji është i mirëpërgatitur. “Një ligj themor është ai i TVSH-së, i cili është përgatitur prej kohësh dhe një punë e madhe është bërë nga specialistët tanë të kësaj fushe dhe nga specialistët ndërkombëtarë të kontraktuar. Ligji ka shkallën
Shqyrtohet sot projektvendimi për TVSH-në. Në mbledhjen e radhës me ministrat Kryeministri Sali Berisha tha se ligji është i mirëpërgatitur.
“Një ligj themor është ai i TVSH-së, i cili është përgatitur prej kohësh dhe një punë e madhe është bërë nga specialistët tanë të kësaj fushe dhe nga specialistët ndërkombëtarë të kontraktuar. Ligji ka shkallën më të lartë të ekspertizës”, u shpreh Berisha.
Ai tha gjithashtu se i takon Parlamentit të ri që ta votojë ligjin, edhe pse dihet kundërshtimi i së majtës në këtë pikë. Një tjetër çështje që u diskutua ishte kuota e pranimit të universiteteve.
‘‘Dyert mbeten të hapura për të gjithë shqiptarët për të provuar ëndrrën e tyre universitare për ta bërë të vërtetë. Natyrisht, vitet që vijnë ka një platformë tjetër të qeverisë, platformë që synon rikthimin praktikave të vjetra universitare, por platformë që ne do e kundërshtojmë me të gjithë mjetet demokratike. Do bëjmë çmos që cdo shqiptar të ulet në bangat e universiteteve. Natyrosht cdo qeveri mund të marrë vendimet që do por më pas mund të përballet dhe me pasojat e tyre”, tha Berisha në fjalën e tij.
Më tej u fol edhe për ndërtimin e kaskadës së Devollit dhe vendimet që duhen marrë në lidhje me realizimin e këtij projekti.
Në fund të mbledhjes Berisha nuk harroi të uronte besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *