Romani “Kronikë në gur” kur e lexon, në plan të parë, duke u bazuar kryesisht në subjektin e tij konstruktiv, duket si një roman lufte, por duke u thelluar në leximin e nënrreshtave ndeshemi jo rrallë me element dramatik dhe shumë herë të tjera me elemetë komik. Nuk është e vështirë të kuptosh thelbin
Romani “Kronikë në gur” kur e lexon, në plan të parë, duke u bazuar kryesisht në subjektin e tij konstruktiv, duket si një roman lufte, por duke u thelluar në leximin e nënrreshtave ndeshemi jo rrallë me element dramatik dhe shumë herë të tjera me elemetë komik. Nuk është e vështirë të kuptosh thelbin ose qëllimin e këtij romani. Letërsia në veten e vet, ka marrë që në antikitet një mision dhe ky mison është tillë: ti thojë gjërat me aktet më të larta të qenies. Për tu thëlluar më shumë në analizën e kësaj vepre, së pari na duhet të shohim kryesisht ose të dekonstruktojmë ashtin e elemntëve të këtëj romani.
Lufta: duket qartë që në fillim të romanit dhe deri në sosjen e tij. Edhe nëse iu referohemin ngjarjeve që përcjellin fundekrye romanin, por edhe kontekstit ose periudhës historike kur zhvillohen ngjarjet, rezulton koha e Luftës së Dytë Botërore, kur Italia, Greqia dhe mandej Gjermania pushtoi vendin tonë. Pra e gjitha ndodh në harkun kohorë të viteve 1938-1944. E gjithë kjo tymnajë dhe gri lufte, e përcjellin lexuesin deri në gërmën e fundit të këtij romani.
Drama: të gjitha luftrat, nga të gjitha llojet, mënyrat dhe kohërat e tyre, kanë prodhuar dramat, madje edhe nga ato më të mëdhatë. Ky roman, është i shkruar me syrin e një djali katër deri në shatatë vjecar. Dramat që mund të kap syri dhe vetëdija e një fëmije, janë sa të pazë aq edhe gulcuese deri në palcë. Zotësia osë esnafllëku i Kadaresë, qëndron në faktin se me vendosjen e autorit në një moshë të tillë, mund t’i rrëfejë ngjarjët pa ndonjë vështirësi, por edhe me një ftohtësi ngacmuese, sa të duket sikur janë të një botë që në nuk e njohim ose që fare lehtë mund të themi që nuk na përkasin ne.
Komiken: e hasim shpesh në disa fragmente, kryesisht kur autori bisedon me shokun e tij të ngushtë. E gjitha kjo ndodh në çiltërisinë që ka të qenit fëmijë dhe në aftësinë e të rrëfyerit të kolosit të letrave shqipe, pra Kadaresë. Komedia, ose humori që rrëfimtari përdor herë në dialogje dhe herë në vetën e parë, shkon gati-gati në sarkazëm dhe në ironi të hollë, të cilën do ta analizojmë më konkretisht dhe hollësisht më poshtë. Rrëfimtari na çon në një kohë tjetër, kur gjërat absurde dukeshin normale, ndërsa ato normale shpieshin ose në një hapësirë komike, ose në një hapsirë banale, duke nxjerrë në thelb në pahë, mangësitë dhe prapësitë e një shoqërie, thuajse të mbetur me njërën këmbë tek e shkuara e zymtë dhe tjetrën tek një e ardhur e panjohur dhe çmitizuese të njeriut të kohës.
Simbolika e gurit ka të bëjë drejtë përdejtë me çështjet historike, me qëndresën e atij qyteti, i cili ishte fundekrye gurë. Pikërisht ky qytet kishte parë luftra pafund, gjë që e thonë periodikisht plakat, si ato të Jetës, dhe plakat që ishin më të reja. Jo më kot Kadareja, këto plaka i rrit dhe i çon në një moshë të pabesueshme, 130-vjeç, 120 e të tjera, duke i lidhur kështu simbolikisht dhe paralelisht me gurët dhe gjendshmërinë e tyre në qytet. Në pikëvështrim tjetër, gurët, të gjithë ngjyrë gri, shkojnë në përputhshmëri me qytetin, i cili është gri, tym, shi, zymtësi, vrasje, thashetheme, luftë, pushtime dhe krisma.
Kronika. Ajo futet shpesh duke na ndarë nga një rrëfim subjektiv, të cilën rrëfimtarin e ka përfshirë kokë e këmbë. Ndërsa nga ana tjetër, autori, me finesën dhe qëllimin e tij, ndoshta nisur nga shkaku për t’i parë gjërat nga larg, për ta bërë gjënë më të besueshme, ose tu distancuar nga rrëfimi gllabërues, gjen vend dhe futen kronikat. Ato rrëfehen thatë, qetë, si një gjë komplet e zakonshme, duke treguar kështu se vërtet këto ndodhi ishin bërë të zakonshme. “vdekje”, “Vrasje”, me këto fjalë mbyllen thuajse shumica e kronikave. Kronikat nuk dihet ku nisin e ku sosin, dhe kjo e bën më tërheqës lexuesin, por gjithashtu jep idenë në qytetin e gurtë, gjërat nuk kishin fillim as fund, thjesht ndodhnin. Thuajse para çdo kronike, autori, ndërfut pasazhe në formën e prologut, duke i parë dhe shpjeguar sikur të qe Hyu ose diç e largët nga ngjarjet dhe periudha kur ndodhin këto ngjarje.
Kur gjatë viteve ’80, Arshi Pipa, bëri analizën kritike të romanit “Kronikë në gur”, e konsideroi si një roman kundra komunizmit. Ai e cilësoi si një roman që nxirrte pahë tiparet e mrapshta të fillimeve dhe konceptit të këtij sistemi, i cili u bë shkas për luftën brenda klasave. Pipa, shkon më tej, duke e parë këtë roman, si përgënjeshtrim të asaj që quhet Lufta Nacionaçlirimtare e inicuar fill mandej nga Partia Komuniste. Këto ishin pikpamjet e Arshi Pipës, kryesisht mbi këtë roman, edhe pse më vonë ai ndryshoi qëndrim duke e kosnideruar Kadarenë si një person që nuk bëri asgjë për shqipëtarët në kohën e komunizmit në Shqipëri.
Ndërsa John Updike, ndër shkrimtarët më të mëdhenjë botëror, e sheh romanin “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë, si një roman të guximshëm, duke marrë parasysh kohën dhe filtrat që do kalonte ky roman, deri në botimin për lexuesin. Ai thekson më tej se është roman i guximshëm për faktin se në disa fragmente përmendet direkt emri i Enver Hoxhës, dhe i Partisë Komuniste.
Ky roman, i cili u shkrua në vitin 1970, është vërtetë i guximshëm. Gjatë kohës kur romani u shkrua, Shqipëria ishte shpallur vendi i vetëm ateist në botë, dhe kështu guximi i Kadaresë, shfaqet që me ermat e përdorur: Selfixhe, Maksut, etj, deri tek fragmenti në fundin e romanit, ku imami i xhamisë nxjerr sytë për të mos parë komunizmin.
Kjo vepër e Kadares, rreh të zhbëjë dogmat e vjetra që kishin kapluar vendin, dhe gjithashtu dihat të zbërthejë me finesën dhe fshehtësinë e tij karakterizuese, sistemin që në nisje komunist.
Përgatiti: A.T
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *