Mbi 80 krerë shtetesh i japin lamtumirën e fundit Mandelës

0

Mbi 80 krerë shtetesh kanë udhëtuar drejt Afrikës së Jugut, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ikonës së luftës kundër Aparteidit, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Mandela, një aktivist për të drejta të barabarta që vuajti 27 vjet heqje lirie në burg për shkak të kundërshtimit të qeverisë së dikurshme të dominuar nga të bardhët, ishte presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut dhe fitues i çmimit Nobel për paqen në vitin 1993.

Në ceremoninë e lamtumirës pritet të jenë të pranishëm të paktën 200 mijë persona. Ceremonia zyrtare do të mbahet në Soçer City Stadium të Sowetos. Barack Obama, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar prezencën e tij në ceremoninë që do të zhvillohet në statiumin e Johannseburgut.

Kgalema Motlanthe, zv/president i Afrikës së Jugut shprehet se vdekja e Mandelës shkaktoi një ndjenjë pikëllimi për botën “ai tashmë i përket të gjithë njerëzimit. Idealet e Mandelës kanë ‘pikturuar’ fytyrën e Tokës”.

Midis shumë personazheve të njohura nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni do të jenë Naomi Campbell, Oprah Winfrey, Francois Pienaar, Bono, Peter Gabriel, Annie Lennox, Richard Branson.

/Izabela Zavalani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here