Mbi 6608 subjekte nuk paguajnë taksa

Mbledhja e taksave mbetet një gangrenë për institucionet tatimore në Shqipërisë. Janë me mijëra institucione dhe biznese të cilat nuk paguajnë detyrimet ndaj administratës tatimore. Sipas një studimi të Open Data, në janar 2014 në total persona të tatueshëm të penalizuar për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara në afat janë gjithsej 6608 të tillë. Ndër këto subjekte pjesa kryesore janë

Mbledhja e taksave mbetet një gangrenë për institucionet tatimore në Shqipërisë. Janë me mijëra institucione dhe biznese të cilat nuk paguajnë detyrimet ndaj administratës tatimore.
Sipas një studimi të Open Data, në janar 2014 në total persona të tatueshëm të penalizuar për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara në afat janë gjithsej 6608 të tillë. Ndër këto subjekte pjesa kryesore janë penalizuar për detyrime tatimore të papaguara në vitin 2012, konkretisht 2285 persona të tatueshëm.

Rrethi që rezulton me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi të gjithë pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është Tirana me 57% të totalit. Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Fieri 35%, Lezha e Vlora 3% dhe Shkodra 1% ndaj totalit. Ndër subjektet tatimore të shpallura debitorë për efekte tatimore 2216 janë ndërmarrje me përgjegjësi të kufizuar apo shoqëri anonime.

Ndërsa pjesa tjetër pra 4377 janë thjesht subjekte tatimore dhe 15 të tjera rezultojnë të jenë ndërmarrje apo institucione shtetërore. Lista e plotë gjendet në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar