Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, konfirmoi se e sheh pozitivisht interesin e të rinjve për degët me profil teknik. Numri i degëve inxhinierike në të gjitha Universitetet e Tiranës arrin në 67. Disa vite më parë numri i pikëve për t’u pranuar në këto degë ishte mbi 5000, por për arsye se
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, konfirmoi se e sheh pozitivisht interesin e të rinjve për degët me profil teknik.
Numri i degëve inxhinierike në të gjitha Universitetet e Tiranës arrin në 67. Disa vite më parë numri i pikëve për t’u pranuar në këto degë ishte mbi 5000, por për arsye se të rinjtë janë ndërgjegjësuar për më shumë mundësi në tregun e punës, ky prag është rritur.
“Diplomat që ofrohen këtu iu mundësojnë atyre dhe punësim jashtë vendit”, shprehet rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani.
Ai shtoi gjithashtu se formimi inxhinerik u kultivon të rinjve elementë të disiplinës, të cilat kanë vlerë edhe për aspekte të tjera të jetës. Sipas tij, këtë vit akademik kuotat e këtij universiteti do të rriten të paktën 10 %.
/Bronilda Dedja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *