Mbërrin vala e të nxehtit afrikan

Mbërrin vala e të nxehtit afrikan

 Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë këtë javë edhe vendet e Ballkanit ku temperaturat pritet ti kalojnë 40 gradë celcius. Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të evitojnë daljen jashtë në pikun e vapës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në vende të freskëta. Në Sarajevë shërbimet e emergjencës raportojnë për mbi 600

 Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë këtë javë edhe vendet e Ballkanit ku temperaturat pritet ti kalojnë 40 gradë celcius. Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të evitojnë daljen jashtë në pikun e vapës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në vende të freskëta.

Në Sarajevë shërbimet e emergjencës raportojnë për mbi 600 raste të personave që kanë kërkuar ndihmë për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga i nxehti i madh.
Disa dhjetra persona kanë kërkuar ndihmë nëpër qendrat shëndetësore pas shqetësimeve shëndetësore të ardhura si pasojë e vapës së madhe.
Në Bukuresht temperaturat shënuan 41 gradë celcius. Edhe këtu autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes e të shmangin lëvizjet në oraret e drekës.

Në fillim të vitit specialistët e motit patën  lajmëruar se sivjet nuk do të ketë stinë vere për shkak të ndryshimeve klimaterike. Këtë e shpjegon edhe ardhja e vonuar e qershorit, si edhe luhatja e temperaturave në ditët e para të muajit korrik.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar