Një banor i fshatit Arzë të Devollit, iu gjet në shtëpinë e tij një armë pa leje e tipit “Kallashnikov”. Njoftimi u bë me anë të një postimi nga Policia e Shtetit. Ja postimi i plotë: “Devoll Posedonte pa leje në banesë armë zjarri tip “Kallashnikov”, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit
Një banor i fshatit Arzë të Devollit, iu gjet në shtëpinë e tij një armë pa leje e tipit “Kallashnikov”. Njoftimi u bë me anë të një postimi nga Policia e Shtetit.
Ja postimi i plotë:
“Devoll
Posedonte pa leje në banesë armë zjarri tip “Kallashnikov”, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.M., 43 vjeç, banues në fshatin Arzë-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.”
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *