Mbahet mbledhja e fundit e qeverisë

Mbahet mbledhja e fundit e qeverisë

Në mbledhjen e sotme që u zhvillua rreth orës 11.30 tek Kryeministria, Sali Berisha deklaroi se në këto 8 vite që ka qëndruar në krye të kabinetit qeverisës objektiva kryesore ka qenë integrimi evropian dhe zhvillimi i vendit. “Dy objektivat mbeten integrimi i vendit në institucionet euroatlantike dhe Shqipëria vend i zhvilluar.  Tetë vjet më

Në mbledhjen e sotme që u zhvillua rreth orës 11.30 tek Kryeministria, Sali Berisha deklaroi se në këto 8 vite që ka qëndruar në krye të kabinetit qeverisës objektiva kryesore ka qenë integrimi evropian dhe zhvillimi i vendit.

“Dy objektivat mbeten integrimi i vendit në institucionet euroatlantike dhe Shqipëria vend i zhvilluar.  Tetë vjet më parë procesi i integrimit të vendit ishte i ngrirë, i parealizuar dhe kjo jo për shkak të partnereve ndërkombëtare, por për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që qeverisnin çdo ditë, vendosnin interesa meskine të pushtetit të tyre mbi ato të qytetarëve dhe kombit”, tha Berisha.

Berisha ka folur në lidhje më bilancin e bërë për dy mandatet e qeverisë së djathtë në drejtimin e vendit. “Kjo është mbledhja e 425 në 8 vite në të cilat janë miratuar 7255 ligje dhe vendime. Nga këto 5916 vendime, 1292 ligje, 47 akte normative, që kanë përbërë infrastrukturën ligjore të të gjitha reformave, në të gjitha fushat”, shtoi Berisha.

Kryeministri ne detyre gjithashtu akuzoi Partinë Socialiste si fatkeqësia e kombit, duke u shprehur se,  kur ishte në pushtet para vitit 2005 e ngriu integrimin dhe e bllokoi atë kur ishte në opozitë pas vitit 2005, megjithatë në fjalën e dhënë ai u shpreh optimist se në dhjetor Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat.

“Shqiptarët duhet ta dinë që nuk ka ndodhur ndonjëherë që të bllokohet statusi për 3 ligje, ka ndodhur për krime kundër njerëzimit, por jo për 3 ligje që nuk ekzistonte asnjë vakum në legjislacionin kombëtar. Shqiptarët, jo se janë pa të meta e defekte, por komb më të mirë mbi tokë nuk ka. Kjo është e vërteta e tyre. Por na rastisi fatkeqësia në derë. Kemi një forcë politike që kur ishte në pushtet e ngriu procesin e integrimit, ndërsa kur erdhi në opozitë e bllokoi atë me çdo mënyrë. Votimi i tyre shtyu për dy vite me radhë statusin, por këto ligje u miratuan dhe është meritë e të gjitha institucioneve të këtij shteti që sollën në fazën për të marrë statusin e vendit kandidat, që jam i sigurt se Shqipëria do ta marrë në dhjetor”, u shpreh më tej Berisha.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar