Maxarri: Rezultati nuk tregon gjithçka

Maxarri: Rezultati nuk tregon gjithçka

Trajneri i Interit, Valter Maxarri, edhe pse ekipi i tij humbi 3:0 me Realin e  Madridit në miqësoren që u zhvillua të shtunën mbrëma në Amerikë, ka thënë se Galaktikët nuk ishin dominues në fushë. “Hap përpara? Po, ne krijuam shumë raste kundër një ekipi që nuk të jep shumë hapësirë. Nuk bën të harrojmë

Trajneri i Interit, Valter Maxarri, edhe pse ekipi i tij humbi 3:0 me Realin e  Madridit në miqësoren që u zhvillua të shtunën mbrëma në Amerikë, ka thënë se Galaktikët nuk ishin dominues në fushë.

“Hap përpara? Po, ne krijuam shumë raste kundër një ekipi që nuk të jep shumë hapësirë. Nuk bën të harrojmë se patëm Alvarez, Palasio dhe Ikardin përpara të cilët krijuan shumë shanse, është e pabesueshme që asnjëra nga ato nuk përfundoi në rrjetë”.

“Do të ishte e çuditshme nëse unë do të ndihesha i zhgënjyer. Ndoshta dikush që nuk e ka parë ndeshjen e sheh rezultatin dhe mendon se Reali i Madridit ka dominuar, por Interi krijoi 6-7 mundësi të mëdha që të shënonte para portës. Por, neve na mungoi pak fati dhe unë jam shumë i kënaqur me skuadrën time”, ka deklaruar Maxarri pas ndeshjes.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar