Mavraj i pafat, te Ingolstadt e nis me një dëmtim

0

Mërgim Mavraj nuk po gjen qetësi në karrierën e tij sportive gjatë viteve të fundit, teksa një tjetër incident e ka shoqëruar në ditët e para të transferimit të tij te skuadra e Bundesligës 2, Ingolstadt.

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka pësuar një frakturë në dorë, duke iu nënshtruar menjëherë një operacioni, i cili ka shkuar me sukses, por nuk dihet ende se sa kohë do ta mbajë futbollistin jashtë fushave të lojës.

Pasi u la jashtë skuadrës së Hamburgut për disa muaj, Mavraj u transferua në fund të verës te grekët e Arisit, por qëndroi atje deri në muajin Dhjetor, për t’u rikthyer në Gjermani, te Ingolstadti.

/J.Hasa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here