Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ndodhi sot në mëngjes në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një maune me targa të Elbasanit është përplasur me një makinë të tipit “Audi” me targa italiane, ku ndodheshin tre persona. Sipas policisë, njëri prej tyre ka humbur jetën në vend,
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ndodhi sot në mëngjes në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.
Një maune me targa të Elbasanit është përplasur me një makinë të tipit “Audi” me targa italiane, ku ndodheshin tre persona. Sipas policisë, njëri prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë plagosur.
Deri tani policia nuk ka identifikuar as viktimën e as të plagosurit, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *