Matura, ja si do rijepen provimet në sezonin e vjeshtës

Matura, ja si do rijepen provimet në sezonin e vjeshtës

Ministria e Arsimit për herë të parë dha mundësinë që formulari A3 të plotësohet edhe nga mbetësit.  MASH ka publikuar dje udhëzimin, ku përcaktohen datat e sezonit të provimeve në vjeshtë ku janë 4 kategori maturantësh, të cilët kanë të drejtë t’u nënshtrohen atyre. Sipas udhëzimit, sezoni nis më 17 shtator dhe përfundon më 21 shtator.

Ministria e Arsimit për herë të parë dha mundësinë që formulari A3 të plotësohet edhe nga mbetësit.  MASH ka publikuar dje udhëzimin, ku përcaktohen datat e sezonit të provimeve në vjeshtë ku janë 4 kategori maturantësh, të cilët kanë të drejtë t’u nënshtrohen atyre. Sipas udhëzimit, sezoni nis më 17 shtator dhe përfundon më 21 shtator.

“Në sezonin e vjeshtës, provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në orën 09:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa janë me alternativa dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesat e tjera do jenë me përgjigje zhvilluese, që do të vlerësohen me 37 pikë. Provimet e lëndëve të detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Ndërsa për provimet me zgjedhje, maturantët do t’u përgjigjen 20 pyetjeve, të cilat vlerësohen në total me 40 pikë”, thuhet në udhëzim.

Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, këtë vit plotësimi i formularit A 3 do të lejohet edhe për maturantët mbetës në një nga provimet e maturës, por me kushtin që këta maturantë në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit për sezonin e vjeshtës do të duhet të vlerësohen me nota kaluese. Vetëm më pas do të përfshihen në garën e përzgjedhjes së degëve që do të përmbajë ky formular A 3.

“Do të shlyejnë detyrimet maturantët që rezultuan mbetës në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një nga lëndët mësimore, të cilën duhet ta fitojnë në datat 4 dhe 6 shtator, për të dhënë më pas provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të maturës në datat e përcaktuara 17, 19 dhe 21 shtator”, thuhet në udhëzim.

Gjithashtu provimeve në vjeshtë do t’u nënshtrohen edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2013, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar as formularin A1Z. Ndërsa, “Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në Komisionin e posaçëm të ngritur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, thuhet në udhëzim.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar