Matilda Shushari: Muzikën e shoh si pasionin që do zgjasë deri në përjetësi

Intervistoi: Redjon Shtylla   Ajo është e re në tregun e muzikës Shqiptare, por shumë e talentuar 26 vjeçarja Matilda Shushari vajza nga Kuçova  aspiron që ti ngjisë shkallët e karrierës me hapa të sigurt. Kështu ka qenë edhe pjesëmarrja e saj në spektaklin e talenteve X Factor Albania 1, ku ajo spikati si një

Intervistoi: Redjon Shtylla

 

Ajo është e re në tregun e muzikës Shqiptare, por shumë e talentuar 26 vjeçarja Matilda Shushari vajza nga Kuçova  aspiron që ti ngjisë shkallët e karrierës me hapa të sigurt. Kështu ka qenë edhe pjesëmarrja e saj në spektaklin e talenteve X Factor Albania 1, ku ajo spikati si një vokal i ëmbël dhe për sinqeritetin që bërë për vete publikun që ndiqte atë në çdo paraqitje. Shfaqja e parë ka qenë në skenën e Albanian Got Talent në vitin 2010, ku arriti deri në gjysmëfinalen. Pas skenës së X Factorit, Matilda ka realizuar disa covera dhe ka marrë pjesë edhe në festivalin modern të muzikës Top Fest 10, me baladën e saj “S e di”, ku arriti deri në gjysmëfinale. Para 2 javësh ka prezantuar për publikun këngën dhe videoklipin e parë të sajë.

 

Përshëndetje Matilda ju falenderoj që pranuat që të zhvillonim këtë intervistë për portalin Objektiv.al

Ju falenderoj për ftesën tuaj dhe ju përgëzoj për këtë portal vërtetë origjinal.

Ka 2 vite që X Factor Albania 1 ka përfunduar dhe ju kemi parë që keni bërë covera , keni kënduar në evenimente të ndryshme, çfarë ka ndyshuar gjatë kësaj kohe në karierrën e juaj?

Këto 2 vite për mua kanë qenë vërtetë të rëndësishme. Pasi pas përfundimit të X Factor arrita të kem këngët e mia dhe përfundimisht klipin tim të parë dhe këto të gjitha në bashkëpunim me Ervin Gonxhin dhe stafit të Threedots Production. Ndjehem e plotësuar dhe shumë e lumtur pasi këto momente i kam pritur gjatë gjithë jetës sime.

Një këngëtar e ri si ju në tregun muzikor ka shumë vështirësi, ju si jeni përballur me këtë trysni ku dita ditës dalin këngëtarë të rinj?

Realisht nuk e kam parë kurrë si trysni tregun muzikor në aspektin që dita ditës dalin këngëtarë të rinj. Përkundrazi mendoj që gjithkush ka të drejten të provojë dhe të shohë vetveten,  sesa shumë ai mund të ketë sukses apo jo, nëse ai e ka vërtetë një talent apo është thjesht një iluzion ëndërre brenda tij/saj.

Në Shqipëri kemi parë që më së shumti vlersëohet performanca e këngëtarit, dhe jo vokali i tij, ju si jeni ndierë në këtë treg të ashpër ?

Unë realisht mendoj që vlerësohen të dy elementët, si vokali ashtu edhe performanca. Mjafton që publiku të pëlqejë dhe të kënaqet me atë ç ka dëgjon dhe shikon. Unë nuk e shoh tregun tepër të ashpër në këtë aspekt, por mendoj se ende ka shumë nevojë për ndërthurjen më të mirë që mund ti bëhet vokalit dhe performancës.

Muzikën e shikoni si një pasion që mund të shuhet me kohën, apo një profesion që do t’ju shoqërojë deri sa zëri juaj t’ju braktisë ?

Realisht nuk e shoh si asnjerën nga te dyja. Thjesht muzikën e shoh si pasionin që do zgjasë deri në përjetësi.

Keni marrë pjesë në Top Fest 10, me një këngë baladë “S’e di”, ku arritët deri në gjysmëfinalen e këtij festivali. Muzika juaj u pëlqye dhe komentet në rrjetin social facebook ishin shumë pozitive, ju prisnin më shumë nga ky prezantim i juaji ?

Jo nuk kam pritur më shumë. E vetmja gjë që kam dashur është që publiku ta mirëpresë dhe ta pëlqejë muzikën time. Dhe kjo për mua është arritur me të vërtetë. Të dëgjosh komentet pozitive dhe të shohësh që kënga jote dita ditës po arrin një shikueshmëri akoma edhe me të gjerë, atëherë mua kjo me jep një kënaqësi vërtetë të madhe.

Matilda sapo ka dalë në treg  kënga dhe videoklipi juaj i parë, si ndieni për këtë realizim ?

Ndihem pafund e lumtur që realizova klipin tim të parë dhe një këngë që vërtetë e dua shumë, falë ndihmes së madhe të produksionit të Threedots. I falenderoj të gjithë për punën e tyre të madhe!

1780696_10203202899335469_472534216_n

Keni një bashkëpunim me studion muzikore Threedots, ku kohët e fundit po afirmon këngëtarë të rinj, po bashkupunoni me emra të afirmuar të skenës shqiptare, si ndiehni ju ?

Unë ndihem me fat që kam arritur të bashkëpunoj me studion Threedots, e vetmja studio që mund ta quaj profesionale dhe një makinë të vërtetë hitesh.

 Sa jeni ndierë e kënaqur me suksesin e këngës deri tani, klikimet në YouTube janë të shumta për një këngëtare të re rreth 10,795 shikime ? 

Unë vura re që për një kohë të shkurtër klikimet kanë arritur një numër vërtetë të lartë dhe ndërkohë kënga filloi të shpërhapej gjithandej nëpër rrjetet sociale. Kjo tregon që publiku e pëlqen atë çka unë paraqes dhe ku ka më mire se të kesh mbështetjen e një mase të gjerë në Shqipëri. Ju falenderoj shumë të gjithëve!!!

Nëpër koncerte ju nuk jeni shumë aktive, pse kjo zgjedhje ?

Sapo kam startuar në hapat e mia të muzikës dhe kështu që koncertet nuk janë të shumta. Vera është periudha ku unë angazhohem më së shumti nëpër koncerte.

A do të merrni pjesë në ndonjë festival këtë vit ?

Përsa i përket pjesëmarrjes sime në ndonjë festival ende nuk e kam vendosur, por më shumë dëshirë mund të më shihni në Kënga Magjike.

Ju falenderoj që gjetët kohën të ndanit për publikun këtë intervistë, çfarë do të shtonit për fund ?

Ju falenderoj për ftesën dhe ju uroj sa më shume sukses. Dua të falenderoj të gjithë ata që e mbështesin muziken time dhe që kanë besim tek unë.

1924819_10203136388072729_698493809_n

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Të Fundit

Më të Komentuar