MASH udhëzon maturantët të ndjekin konsultat falas

MASH udhëzon maturantët të ndjekin konsultat falas

Tiranë – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur inspektimet në mënyrë që në shkollat e mesme konsultat për maturën shtetërore të bëhen falas. Institucioni me i lartë i arsimit ka reaguar pas publikimit të lajmit për zhvillimin e kurseve private në kushte të papërshtatshme nga mësuesit e shkollave të mesme. MASH ka verifikuar 10

Tiranë – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur inspektimet në mënyrë që në shkollat e mesme konsultat për maturën shtetërore të bëhen falas.

Institucioni me i lartë i arsimit ka reaguar pas publikimit të lajmit për zhvillimin e kurseve private në kushte të papërshtatshme nga mësuesit e shkollave të mesme. MASH ka verifikuar 10 mësues që kishin ofruar kurse private në kushtet e shtëpisë, duke rënë në kundërshtim të plotë me ligjin në fuqi. Ndaj tyre janë marrë masa ndëshkimore, ku 4 mësues janë paralajmëruar për pushim nga puna dhe 6 të tjerët janë ndëshkuar me gjobë.

Hapja e kurseve është një fenomen që ndodh disa muaj para provimeve të maturës. Kjo dukuri  është problematike dhe e paligjshme pasi në shkollat e vendit tonë ofrohen orë shtesë, sidomos për maturantët  para provimeve. Ministria  e Arsimit ju ka ardhur në ndihmë atyre me orë falas për konsultime aty ku kanë veshtërësi,  si dhe për të shmangur edhe koston e lartë që paguajnë në kurset private.

Duke pasur parasysh këtë fenomen, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur inspektimin dhe verifikimin në terren në të gjitha shkollat e mesme nga ku ‘’operacioni’’ rezultoi me sukses pas ndëshkimit të disa prej mësuesve.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk dënon kurset private në përputhje me ligjin. Ajo u jep mundësi arsimtarëve të licencohen në zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit(QKR) në rast se ata duan të hapin kurse të tilla. Në të kundërt ato shkelin ligjin dhe veprimtaria e tyre përbën evazion fiskal. QKR do të licencoje vetëm ato kandidatë të cilët janë të aftë dhe i plotësojnë kushtet për të hapur një aktivitet të tillë”, thuhet në një njoftim të MASH-it.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar