MASH, shtyhet afati për plotësimit të Formularit A2

Data për plotësimin e formalarıt A2 për studentët që do të regjistrohen dhe kandidojnë për shkollën e lartë është. MASH i ka dhënë një javë kohë më shumë studentëve për zgjedhjet e tyre.  Kandidatët do kenë mundësi të aplikojnë edhe pas 5 gushtit. Z.Harizaj është shprehur se formulari quhet i plotësuar vetëm kur ju vjen

Data për plotësimin e formalarıt A2 për studentët që do të regjistrohen dhe kandidojnë për shkollën e lartë është. MASH i ka dhënë një javë kohë më shumë studentëve për zgjedhjet e tyre.  Kandidatët do kenë mundësi të aplikojnë edhe pas 5 gushtit.

Z.Harizaj është shprehur se formulari quhet i plotësuar vetëm kur ju vjen konfirmimi me e-mail. Një tjetër arsye për ndryshimin e datës është edhe shmangia e mbingarkesës në sistemin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

“Në nisje të plotësimit të formularit kërkohet adresa e e-mail-it për secilin nxënës, për këtë arsye. Pas plotësimit të formularit, nxënësit do të marrin një përgjigje në email- in e tyre, çka do të thotë që e kanë plotësuar në rregull atë. Kandidatit i vjen në e-mail: “Ju plotësuat formularin A2, zgjodhët këto preferenca dhe është kjo pamje që keni plotësuar”. Veç kësaj, ai mund të bëjë një print të kopjes që ka plotësuar”, u shpreh kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj.

Ai pohoi gjithashtu se do të ketë një datë të dytë për formularin për të gjithë ata që kanë bërë gabime ose për një arsye tjetër nuk e kanë plotësuar.

Formularin A2 e plotësojnë të gjithë ata maturantë, të cilët kanë dhënë me sukses provimet si dhe kanë paguar mandatin prej 2000 lekësh. Me anë të tij ata zgjedhin 10 degët e preferuara në universitetet publike. Për këtë vit, në dispozicion të tyre janë rreth 334 degë, ndërsa aplikantët do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar