MASH nxjerr udhëzimet për formularin A1Z

MASH nxjerr udhëzimet për formularin A1Z

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë udhëzimet e nevojshme për plotësimin e formularit A1Z. Këtë formular do ta plotësojnë kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme. Gjithashtu, këtë formular mund ta plotësojnë edhe ata që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë udhëzimet e nevojshme për plotësimin e formularit A1Z. Këtë formular do ta plotësojnë kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme.

Gjithashtu, këtë formular mund ta plotësojnë edhe ata që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë ç’regjistruar para 15 shkurtit të vitit pasardhës.

Kandidatët që duan të plotësojnë formularin A1Z duhet të paraqesin te mbikëqyrësi një vërtetim, i cili veç gjeneraliteteve, do të ketë të dhëna për provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, provimet me zgjedhje dhe notat e përshkallëzuara për secilin.

/Juljana Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar