MASH: Mësuesit pa mastër nuk mund të hyjnë në testim

MASH: Mësuesit pa mastër nuk mund të hyjnë në testim

Mësuesit e arsimit fillor nuk do të mund të japin testimin e mësuesisë, në qoftë se nuk kanë përfunduar studimin për master shkencor. Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj, dha urdhër që diploma 3- vjeçare bachelor nuk do të ketë vlerë për arsimtarët e rinj nëse ata nuk kanë përfunduar masterin. Testimi për

Mësuesit e arsimit fillor nuk do të mund të japin testimin e mësuesisë, në qoftë se nuk kanë përfunduar studimin për master shkencor.

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj, dha urdhër që diploma 3- vjeçare bachelor nuk do të ketë vlerë për arsimtarët e rinj nëse ata nuk kanë përfunduar masterin.

Testimi për kategorinë e mësuesisë nis në muajin gusht, ndërkohë që në korrik do të testohen mësuesit që kanë mbaruar sistemin 4-vjeçar. Në total do të jepen 24 provime të profileve të ndryshme për mësuesinë. Mundësinë për provim e kanë edhe ata studenët të cilët kanë mbetur herën e parë.

“Në arsimin fillor kemi katër deri pesë kandidatë , të cilët janë sipas të sistemit të integruar, ndërkaq që ata të sistemit të ri do të futen vitin tjetër në provim , pasi me urdhër të ministrit mësuesit e fillores do të jenë vetëm me master shkencor”, sqaron Niko Terezi, specialist për provimet e shtetit në MASH.

Provimin e shtetit duhet ta japin të gjithë të diplomuarit që duan të punësohen. Ata nuk mund ta ushtrojnë profesionin, në rast se nuk kalojnë në këtë provim.

/Muzafere Dema/     

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar