Masakër në Francë, humbasin jetën 10 gazetarë e 2 policë

0

Një atentat terrorist me pasojë vdekjen e 12 personave ka tronditur ditën e djeshme Francën dhe të gjithë botën. Janë ekzekutuar me armë 10 gazetarë dhe 2 punonjës policie  në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike “Charlie Hebdo”, në Paris. Dy persona të maskuar kanë hyrë  në ambientet e revistës duke vrarë kështu 12 persona, një prej të cilit ishte dhe drejtori i revistës, Stephane Charbonnier.

Shkak për këtë sulm u bënë disa karikatura që revista kishte botuar mbi ISIS-in. Mesazhi i fundit në profilin e revistës ”Charlie Hebdo” ishte një karikaturë e liderit të grupit militant, Abu Bakr al Baghdadi.

Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë Francën, por gjendja më e rënduar duket në Paris. Banorët pranë zonës ku ndodhi masakra regjistruan momentin e të shtënave. Në videon e publikuar në internet duken qartë dhe pamjet e vrasjes së një prej policëve.

Presidenti francez, Francois Hollande tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist  dhe siguroi se autorët do të vendosen shumë shpejt përpara drejtësisë.

/Luljeta Halimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here