Martesat e fëmijëve, 11-vjeçarja: Po më martuat vras veten

Videoja e një 11-vjeçareje nga Jemeni po bën xhiron e botës. Në video vajza e vogël tregon se familja e saj kërkon ta detyrojë të martohet, përkundër moshës që ka. Nada Al-Ahdal nga Jemeni është larguar nga shtëpia  duke u strehuar tek të afërmit e saj, pasi familja i kishte thënë se duhet të martohet.

Videoja e një 11-vjeçareje nga Jemeni po bën xhiron e botës.

Në video vajza e vogël tregon se familja e saj kërkon ta detyrojë të martohet, përkundër moshës që ka. Nada Al-Ahdal nga Jemeni është larguar nga shtëpia  duke u strehuar tek të afërmit e saj, pasi familja i kishte thënë se duhet të martohet.

Në video vajza e vogël denoncon atë që familja e saj kërkon të bëj. Ajo ndër të tjera tregon se është kërcënuar me vdekje nëse nuk martohet, por përgjigjia e vajzës është se, nëse e detyrojnë të bëjë një gjë të tillë ajo do të kryejë vetëvrasje.

Ajo që vërehet në rajonin ku jeton Nada Al-Ahdal, është se janë shpeshta martesat me shkuesi që në moshë të vogël, shpesh kjo për arsye ekonomike.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar