Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri, shqetëson Serbinë

0

Zëvendës kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciç, ka bërë të ditur  se marrëveshja ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.

Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë ka thënë Vuciç  në deklaratën e tij.

Vuciç ka thënë se është gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja garanton se FSK-ja nuk do të dërgohet atje.

“Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar asnjë problem Serbisë në planin ndërkombëtar”, ka thënë Vuciç, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja SOFA, u nënshkrua të hënën në Prishtinë mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here