Marrëveshja parazgjedhore, LDK pjesë e koalicionit të Thaçit

PDK nuk përjashton mundësinë e një koalicioni qeverisës me LDK-në, pavarësisht sulmeve të kësaj të fundit gjatë fushatës zgjedhore.  Një zyrtar i partisë fituese të zgjedhjeve i tha gazetës Tribuna, se atyre nuk iu ka ngelur hatri nga gjuha elektorale akuzuese e Isa Mustafës. Tribuna shkruan gjithashtu se ekziston një marrëveshje parazgjedhore mes dy kryetarëve

PDK nuk përjashton mundësinë e një koalicioni qeverisës me LDK-në, pavarësisht sulmeve të kësaj të fundit gjatë fushatës zgjedhore.  Një zyrtar i partisë fituese të zgjedhjeve i tha gazetës Tribuna, se atyre nuk iu ka ngelur hatri nga gjuha elektorale akuzuese e Isa Mustafës.

Tribuna shkruan gjithashtu se ekziston një marrëveshje parazgjedhore mes dy kryetarëve të partive për koalicion qeverisës. Në takimin e mbajtur në shkurt të këtij viti liderët kanë rënë dakord që kryeministri t’i takojë partisë që do të kryesojë zgjedhjet. Kjo gjë nuk është mohuar nga PDK, ndërsa kryetari i LDK-së ka thënë se nuk ka një marrëveshje të tillë.

Tribuna njofton se në këtë takim partite kanë rënë dakord për zgjedhje të shpejta në qershor. Kjo ishte një periudhë e favorshme për të dyja partitë, pasi në vjeshtë LDK do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme dhe PDK i druhet rritjes së “Nismës për Kosovën” të Fatmir Limajt.

Ndërkaq edhe kjo e fundit është ndër partitë e përfolura për bashkëqeverisje. Në ditët në vijim pritet të shihet ,se si do të zhvillohet realisht koalicioni i Thaçit për këtë mandat.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar