Marrëveshja opozitare “shqetëson” Perëndimin

Situata politike në Kosovë dhe marrëveshja opozitare shqetësojnë vendet perëndimore, shkruan e përditshmja kosovare “Kosova Sot”. Deklarata e Vetëvendosjes se do të mbështesë një koalicion që do të heqë dorë nga bisedimet me Serbinë dhe procesi i privatizimit, shihet si problematike nga ambasadat e vendeve perëndimore. Ndërsa dihet se bisedimet dypalëshe inkurajohen nga Bashkimi Europian

Situata politike në Kosovë dhe marrëveshja opozitare shqetësojnë vendet perëndimore, shkruan e përditshmja kosovare “Kosova Sot”.

Deklarata e Vetëvendosjes se do të mbështesë një koalicion që do të heqë dorë nga bisedimet me Serbinë dhe procesi i privatizimit, shihet si problematike nga ambasadat e vendeve perëndimore.

Ndërsa dihet se bisedimet dypalëshe inkurajohen nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Formimi i një qeverie të re me një qëndrim të kundërt nuk është në preferencat perëndimore.

Përveç kësaj situate e krijuar në vend rrezikon të çojë në zgjedhje të parakohshme dhe humbje të stabilitetit.

Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar të pëfaqësuesve të europës.

Më herët aleatët ndërkombëtarë vlerësuan zgjedhjet e 8 qershorit si më të mirat e zhvilluara që prej shpalljes së pavarësisë.

/Romina Qama/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar