Marrëveshja, Jahjaga: Faqe e re në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Marrëveshja, Jahjaga: Faqe e re në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kosova do të bëjë çdo gjë që është e mundur për zbatimin e marrëveshjes, përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme të ligjeve dhe rregulloreve. Kështu ka deklaruar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një interviste të dhënë dje për gazetën serbe “Novi Magazin”. Jahjaga është shprehur se nga marrëveshja e Brukselit nuk humbet askush

Kosova do të bëjë çdo gjë që është e mundur për zbatimin e marrëveshjes, përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme të ligjeve dhe rregulloreve. Kështu ka deklaruar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një interviste të dhënë dje për gazetën serbe “Novi Magazin”.

Jahjaga është shprehur se nga marrëveshja e Brukselit nuk humbet askush dhe se Prishtina zyrtare do të bëjë çdo gjë për zbatimin e saj, deri edhe ndryshimin e disa ligjeve . Për presidenten, kjo  është një faqe e re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndihmon paqes, stabilitetit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit, si dhe është parakusht për rrugën evropiane. Ajo ka cilësuar si sukses të madh edhe vetë arritjen e kësaj marrëveshjeje pa ndonjë presion nga jashtë, por me vullnet të mirë dhe përgjegjësi të lartë politike dhe shtetërore nga të dyja palët.

“Risi është se tani Serbia ka pranuar dhe do të ndihmojë që në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës të zhbëhen institucionet dhe strukturat e deritashme ilegale dhe paralele dhe që në to, si edhe në gjithë territorin e Kosovës, të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe të zgjidhen strukturat legale e legjitime të pushtetit. Prishtina dëshiron që të gjithë serbët e Kosovës t’i trajtojë qytetarë të barabartë dhe t’i integrojë më shoqëri me vullnetin e tyre të lirë”,- citon gazeta “Koha” Jahjagën.

Kryetarja e shtetit kosovar është shprehur optimiste për të ardhmen e veriut të Kosovës duke theksuar se marrëveshja zgjon shpresën se në këto hapësira do të vendoset rendi dhe ligji.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar