Markinjo më i kërkuari nga tre klubet e mëdha

0

Agjenti i yllit të Romës, Markinjos, pohoi se tri klube: Barcelona, PSG dhe Mancester Junajtid janë duke konkurruar për klientin e tij. 19 vjeçari ka impresionuar në Seria A sezonin e kaluar, duke bërë 26 paraqitje në sezonin e tij debutues në Evropë pas lëvizjes nga Korintasi në vitin 2012.

Me tre gjigantët evropianë, që janë në ndjekje të Markinjos, përfaqësuesi i brazilianit, Roberto Calenda, la të kuptohej se mund të arrihet një marrëveshje këtë verë. Verdhekuqtë duhet të marrin në konsideratë ofertën që u shkon më për shtat atyre. “Kemi oferta nga PSG, Mancester Junajtid dhe Barcelona” ka thënë agjenti i 19-vjeçarit.

 

/ Klajdi Lleshi /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here