Marketingu në internet (online) në Shqipëri

Marketingu në internet (online) në Shqipëri

Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur të huajt në tregun shqiptar. Kompanitë shqiptare kanë kuptuar rëndësinë e internetit, falë takimeve shumë intensive me partnerë apo klientë nga Europa Perëndimore. Numri i bizneseve që kërkojnë të kenë një faqe interneti është gjithnjë në

Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur të huajt në tregun shqiptar. Kompanitë shqiptare kanë kuptuar rëndësinë e internetit, falë takimeve shumë intensive me partnerë apo klientë nga Europa Perëndimore. Numri i bizneseve që kërkojnë të kenë një faqe interneti është gjithnjë në rritje.

Por të jesh në rrjet me emrin e firmës, produktit apo shërbimit tënd nuk mjafton, sepse shikueshmëria nuk varet nga prania, por nga shkalla e promovimit dhe cilësia e shërbimeve elektronike të ofruar në website dhe për këtë shërben marketingu online. Një mënyrë tjetër është shpërndarja nëpërmjet postës elektronike e mesazhve të kompanisë në drejtim të konsumatorëve aktualë apo potencialë. “Format e marketingut online sot janë aq të sofistikuara sa që menaxherët marketing janë në gjendje (pa bërë asnjë shkelje etike) të mësojnë për orientimin e klientëve të piketuar në treg por edhe të vizitorëve të rastësishëm.” Prej disa vitesh në Shqipëri një numër faqesh dhe operatorësh në internet promovojnë shikueshmërinë e tyre të lartë dhe ftojnë kompanitë t‟i përdorin këto faqe si rrugë për marketingun e tyre. Kjo është një ofertë e mirë për të gjithë, për aq kohë sa është realiste.

Cilat janë faqet e internetit që vizitohen më shumë nga konsumatorët shqiptarë apo të huaj?

Sipas statistikave ndër faqet më të klikuara janë ato të faqet e agjensive turistike për të rezervuar pushimet apo udhëtimet, faqet e hoteleve, faqet që ofrojnë informacione dhe lajmet e fundit, faqet e kompanive të ndërtimeve (për të blerë shtëpi) dhe më pak faqet e tjera. Po të analizojmë vizitorët tek Njoftime.com mund të themi se rreth70% e tyre janë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të cilët porosisin dhe blejnë online.

Marketingu online është ndërtuar pikërisht për të forcuar sigurinë e përpjekjeve marketing duke rritur efektivitetin tyre. Kjo do të thotë të shpenzosh pak para dhe të sigurosh më tepër efektivitet. Interneti sot lejon një komunikim bashkëveprues shumë më të pasur sesa mediat e tjera si televizioni, radioja apo mediat e shkruara. Një reklamë në televizionet shqiptare zgjat mesatarisht 35 sekonda, ndërsa në internet mund të ruash një format audio-video të palimituar në kohë, duke i dhënë vetes edhe luksin e shpjegimeve për përdorimin e produktit. Gjithashtu, nëse i intereson klienti, mund ta shohë menjëherë ose ta rishohë sa herë të dojë. Nëse interesi i tij thellohet, me një klikim ai mund të aplikojë online qoftë për të siguruar informacion të mëtejshme qoftë edhe për të blerë. Sigurisht ajo që kompanitë duhet të ndërtojnë së pari, përmes rrjetit botëror, është imazhi serioz dhe garancitë e bashkëpunimit. “Imazhi serioz dhe garancitë e bashkëpunimit. janë elementët e parë të një çertificate për sukses, ndësa ekonomia është globale dhe marrëdhëniet lokale”. Industria e turizmit ёshtё gjithashtu e polarizuar nё kuptimin qё nё njёrёn anё ka pak kompani ajrore, tour operatorё, zinxhirё hotelesh dhe parqe argёtimi tё mёdha, ndёrsa nё anёn tjetёr, ka miliona biznese tё vogla dhe shpesh tё zotёruara nga familja. Pёr sipёrmarrjet e vogla turistike, web-i ёshtё ndoshta mjeti mё i mirё dhe i realizueshёm pёr tё kryer njё funksion marketing profesional pёrtej aktiviteteve bazё tё shitjes apo prodhimit. Interneti ka hapur dyert pёr bizneset e vogla qё me pak kapital tё arrijnё tregjet nё mbarё botёn. Aksesi i lirё rezulton nё barriera tё ulta hyrёse tё tilla qё virtualisht çdo njeri mund tё askesojё dhe sigurojё pёrmbajtje nё internet. Udhёtimet janё njё nga sektorёt nё qё kёrkojnё shumё pak kapital fillestar. Interneti gjithashtu ripёrcakton ekonomitё e shkallёs duke lejuar firma tё vogla tё arrijnё kosto tё ulta pёr njësi. Nё sektorin e mikpritjes (akomodimit) firmat e vogla mund gjithashtu tё bёjnё mё shumё marketing me kosto tё ulёt pёrmes website-ve tё destinacioneve. Nё thelb web-i “nivelon fushёn e lojёs”.

Interneti, sot konsiderohet si “ёndrra” e markёterёve sepse ai u mundёson kompanive tё pёrmasave tё ndryshme tё konkurrojnё nё mё shumё terma tё barabartё. Kjo analizё gjithashtu pёrqёndrohet nё destinacionet turistike si; resortet, rajonet apo shtetet. Pёr shembull njё prezantim i fortё nё web mund tё rritё nё thelb ekspozimin e shumё destinacioneve tё vogla e tё zhvilluara nё tregjet perёndimore ku kostoja e lartё e reklamave nё mass media e bёn njё ekspozim tё tillё pothuaj tё pamundur. Megjithatё duhet tё theksohet se edhe pse ekspozimi nё web kushton pak, zhvillimi i njё marketingu nё internet tё plotё dhe funksional pёr tё rritur numrin e vizitorёve kёrkon investime tё mёdha. “Interneti siguron njё fushё loje tё barabartё pёr tё gjitha kompanitё me pёrmasa tё ndryshme vetёm se pika e hyrjes ёshtё krijimi i njё prezence nё web.” Interneti si njё media marketingu mund tё jetё me pёrfitim tё madh gati nё tё gjitha fushat e marketingut, duke filluar nga kёrkimi marketing, pёrmes segmentimit, synimit dhe pozicionimit, deri tek tё pёrdorimi efektiv i marketingut miks, organizimit dhe kontrollit.

T-Media

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar