Maradona nënvlerëson Neymar: Tepër i Ri

Diego Armando Maradona  deklaron se ylli i Barcelonës nuk ka eksperiencën e duhur për të qenë lideri i Kupës së Botës. Sipas tij Neymar  nuk ka pjekurinë e duhur për të udhëhequr Selecaon drejt triumfit të gjashtë të Botërorit. Megjithatë ai e vlerëson talentin e brazilanit duke theksuar, se Neymar është një lojtar me shumë

Diego Armando Maradona  deklaron se ylli i Barcelonës nuk ka eksperiencën e duhur për të qenë lideri i Kupës së Botës.

Sipas tij Neymar  nuk ka pjekurinë e duhur për të udhëhequr Selecaon drejt triumfit të gjashtë të Botërorit.

Megjithatë ai e vlerëson talentin e brazilanit duke theksuar, se Neymar është një lojtar me shumë potencial,  por ende i papërvojë për një kompeticion kaq të rëndësishëm sa Kupa e Botës.

“Ajo që bëri për Brazilin në Kupën e Konfederatave është e jashtëzakonshme, por ai është shumë i ri për të dominuar Kampionatin Botëror,” shprehet Maradona.

Neymar luajti një rol të rëndësishëm duke udhëhequr  Brazilin në suksesin në Kupën e Konfederatave, duke shënuar mes të tjerash edhe një gol në finalen e madhe.

/Armando Xhani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar