Maqedonia hap konsullatën e saj në Durrës

Maqedonia hap konsullatën e saj në Durrës

Maqedonia ka hapur një përfaqësi të saj diplomatike në qytetin e Durrësit. Ky vendim u mor nga Ministria e Jashtme ndërkaq që Konsull nderi u emërua Aleksandar Pilo.  Me krenari po valon flamuri maqedonas edhe në Durrës”, thuhet në një njoftim të organizatës “Ilinden”. Agjencia e lajmeve INA nga ana tjeter raporton se Shqipëria akoma

Maqedonia ka hapur një përfaqësi të saj diplomatike në qytetin e Durrësit. Ky vendim u mor nga Ministria e Jashtme ndërkaq që Konsull nderi u emërua Aleksandar Pilo.  Me krenari po valon flamuri maqedonas edhe në Durrës”, thuhet në një njoftim të organizatës “Ilinden”.

Agjencia e lajmeve INA nga ana tjeter raporton se Shqipëria akoma nuk ka bërë hapjen e një konsullate nderi në qytetin e Manastirit në Maqedoni.  Me qindra kërkesa të shoqatës “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir nuk kanë marrë përgjigjen pozitive nga Tirana Zyrtare. Kryetari i shoqatës “Kongresi i Bashkimit”, Fërgim Demiri ka apeluar që është koha e fundit që shteti shqiptar të bëj hapjen e konsullatës në Manastir, që konsiderohet vatra historike e shqiptarëve.

“Ne kemi bërë disa kërkesë, njëra e fundit në bashkëveprim edhe me agjencinë e lajmeve INA, por kemi marrë një përgjigje nga presidenti i athershëm Bamir Topi se në të ardhmen do të shqyrtohet një nismë e tillë, ndërsa nga Ministria e Jashtme ka qenë përgjigja se nuk mund të përballohen kushtet e funksionimit të saj”, theksoi Demiri.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar