Maqedonia ende pa një datë për negociatat me BE

 

Këshilli i Jashtëm i Ministrave të BE-së nuk ka vendosur akoma një datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian. Sipas mediave evropiane, kërkohet që Shkupi duhet të punojë në politikat e fqinjësisë së mirë, gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për emrin dhe të plotësojë marrëveshjen politike të marsit të këtij viti për një dialog midis pozitës dhe opozitës. Gjithashtu konkluzionet shprehin shqetësimet e BE-së për lirinë e shprehjes dhe gjendjen e mediave. Mediat maqedonase proqeveritare kanë cituar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm grek Evangelos Venizelos, i cili do të shprehë qëndrimin për bllokimin e Maqedonisë. MPJ greke ka informuar mbi qëndrimin në Samitin e BE-së ku nënvizohen qëndrimet e njejta që kërkojnë zgjidhje të kontestit, përmes lëshimeve që duhet bërë pala maqedonase. BE mbetet në qëndrimin se kontesti i emrit duhet tejkaluar, nëse Maqedonia aspiron datën e negociatave për anëtarësim. /Elta Liksenaj/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar