Maqedonia e Veriut: Dështimi i radhës i shërbimeve sekrete të Putin

Maqedonia e Veriut: Dështimi i radhës i shërbimeve sekrete të Putin

Nga Marina Kërçeli Më 18 maj, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se, “në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të Ambasadës së Federatës ruse person të padëshirueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, më 14 maj 2021,

Nga Marina Kërçeli

Më 18 maj, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se, “në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të Ambasadës së Federatës ruse person të padëshirueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ishte thirrur ambasadori i Federatës Ruse, ku i është dorëzuar nota në të cilën theksohej se, diplomati duhej të largohej nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditëve.

Më 18 maj, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se, “në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të Ambasadës së Federatës ruse person të padëshirueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ishte thirrur ambasadori i Federatës Ruse, ku i është dorëzuar nota në të cilën theksohej se, diplomati duhej të largohej nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditëve.

Ky veprim i MPJ-së maqedonase u mbrojt edhe nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski, i cili në deklaratën e tij theksoi se rasti ishte i dokumentuar nga institucionet kompetente dhe se nuk bëhej fjalë për improvizim. Sikurse pritej, reagimi i Rusisë ishte i menjëhershëm dhe tepër agresiv, duke vënë në pah se, Rusia do të ndërmerrte hapat e duhur në përgjigje të dëbimit të një diplomati rus nga Maqedonia Veriore. “Ne dënojmë veprimet e tilla të pabazuara që patjetër do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Maqedonisë Veriore. Masat e reagimit do të pasojnë”, thuhet në deklaratë.

Tentativat e Rusisë për rritjen e influencës politike dhe jo vetëm, në Rajon janë të shumta. Gjithnjë e më tepër po demaskohen nga vendet tona partnere, operacionet ruse në këto terma. Shembull i dukshëm dhe i qartë është dhe Bullgaria, që ka ekspozuar një sërë agjentësh të shërbimeve sekrete ruse kryesisht gjatë viteve të fundit. Zyra e prokurorit bullgar njoftoi pak javë më parë se, kishte zbuluar një rrjet spiunimi rus që përfshinte zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe shërbimeve të saj sekrete, pas një operacioni të gjerë policor dhe të kundër-inteligjencës në Sofje. Pesë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes u arrestuan dhe një person u la i lirë pasi ra dakord të bashkëpunonte me hetimin. Spiunët e dyshuar besohet të kenë patur sukses në transmetimin e informacioneve të rëndësishme që ndikojnë në sigurinë e Bullgarisë, organizmave dhe aleatëve të saj perëndimorë. Prokurorët thanë se grupi përbënte një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, duke treguar si provë regjistrimet telefonike të shtypit dhe videot e vizitave në ambasadën ruse. Në video (gjendet në youtube edhe në gjuhën shqipe) demonstrohet se si rrjeti i spiunazhit rus kryente misionet e tij në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Një grua me xhaketë të bardhë paraqitet në ambasadën ruse dhe shihet duke biseduar me dikë, ndërsa brenda godinës, kamera e sigurisë kanë fiksuar një mashkull duke numëruar paratë në tryezën e punës, që mendohet se ishin shpërblimi për spiunazhin. Gruaja e arrestuar ka dyshtetësi, atë bullgare dhe atë ruse, dhe shërbente si ndërmjetëse me ambasadën. Ajo ishte gruaja e kreut të këtij rrjeti spiunazhi, i cili mendohet se është një ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

Ambasada ruse në Sofje është gjendur e papërgatitur nga ky skandal dhe në fakt nuk është profesionalizëm të kapesh “me presh në duar”, duke vjedhur në një vend mik. Veprimet joprofesionale të agjentëve rusë, të kapur në flagrancë duke kryer veprimtari spiunazhi, kanë dëmtuar rëndë imazhin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse: dikur të kujdesshëm dhe me veprime të fshehta, ndërsa sot amatorë dhe kapen në flagrancë, jo vetëm në Bullgari, por edhe Itali, Austri, Çeki, Danimarkë.

Në deklaratën për shtyp, ambasadorja ruse në Bullgari dënoi përpjekjet për të “demonizuar” Moskën derisa një gjykatë të jepte një vendim mbi çështjen: “Ne presim që spekulimet rreth përfshirjes së pretenduar të Rusisë në punën e shërbimeve sekrete kundër interesave të Bullgarisë do të ndalen derisa të ketë një vendim nga gjykata”. Gjithashtu edhe mediat ruse kanë qenë aktive në kundërvënie të veprimeve, duke cituar formulën e “spiunazh-manisë të nxitur nga politikat rusofobe” dhe të mosmirënjohjes historike. Por në fakt, pretendime të tilla duken gati-gati qesharake përballë dështimeve të shumta të inteligjencës ruse, me shtrirje në disa vende të Europës dhe Rajonale. Bullgaria vend dikur i afërt me Kremlinin, përjeton veprimet ilegale flagrante të shkeljes së sovranitetit nga Rusia. Rastet e operacioneve ruse në vendet europiane, të demaskuara gjerësisht sidomos pas rastit Skripal, janë dëshmuese të kujdesit maksimal që duhet treguar, ndaj përçapjeve të Kremlinit për t’u hequr si “partnere e besueshme”.

Nga viti në vit, Rusia ka treguar regres të vazhdueshëm në plan politik, social, ekonomik e financiar, inteligjent e operacional. Ekspertë të fushës nuk lënë pa përmendur edhe mundësinë që, Putin të ketë/jetë duke shfrytëzuar operacionet jashtë kufijve të Rusisë, me qëllim për të kompensuar rënien e fuqisë së pushtetit të tij në plan të brendshëm dhe fituar pikë te popullata përkatëse.

Rusia vazhdon të demonstrojë një model të qëndrueshëm të sjelljes destabilizuese, duke përfshirë shkeljet e saj të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, dhe shkeljen e vazhdueshme, moszbatimin dhe anashkalimin e detyrimeve dhe angazhimeve të shumta ndërkombëtare, përfshirë Memorandumin e Budapestit.

Provat e shumta të shkeljeve të Rusisë janë ekspozuar publikisht nga aleatët ndërkombëtarë. Veprat malinje ruse kundër vendeve anëtare në NATO janë kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë së NATO-s, kundërvënia efektive ndaj të cilave mund të arrihet vetëm me bashkëpunim të ngushtë euroatlantik.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar