Maqedoni: Tregjet e gjelbra, 800 mijë euro humbje në vit

Maqedoni: Tregjet e gjelbra, 800 mijë euro humbje në vit

Drejtuesit e tregjeve të gjelbra në Maqedoni, kanë shprehur dje kërkesën e miratimit të një ligji të veçantë, që  do të rregullojë punën në tregjet e gjelbra dhe do të zgjidhë edhe  statusin juridik  të tregtarëve që paguajnë tatim me rregull ndaj shtetit. Për më tepër, Maqedonia për shkak të mosfunksionit të rregullt të këtyre

Drejtuesit e tregjeve të gjelbra në Maqedoni, kanë shprehur dje kërkesën e miratimit të një ligji të veçantë, që  do të rregullojë punën në tregjet e gjelbra dhe do të zgjidhë edhe  statusin juridik  të tregtarëve që paguajnë tatim me rregull ndaj shtetit. Për më tepër, Maqedonia për shkak të mosfunksionit të rregullt të këtyre tregjeve çdo vit pëson 700 deri në 800 mijë euro humbje ekonomike.

Bllagoj Divitarov, kryetar I grupit të tregjeve në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë, është shprehur se përmes këtij ligji do të do të mundësohej edhe vetëpunësimi I tregtarëve në tregjet e gjelbra. Njëkohësisht, ata do të përfitonin edhe të drejtën e sigurimit pensional dhe shëndetësor, që është shumë e rëndësishme për këtë kategori personash.

Sipas një tjetër përfaqësuesi të dhomës ekonomike maqedonase, iniciativa për ligjin e “tezgaxhinjëve’’ është ndërmarrë 5 vite më parë, por I njëjti nuk ka hyrë akoma në procedurë parlamentare.

“Kontrollet nga ana e inspektoriatit të punës nuk janë të disiplinuara përderisa “gjobat” për tregtarët në “të zezë” janë të ulëta dhe njëkohësisht privilegjet që ata që paguajnë tatim dhe shlyejnë obligimit ndaj shtetit nuk janë evidente.

Më shumë se 20 mijë familje në Maqedoni, e sigurojnë jetesën nëpërmjet tregjeve të gjelbra.Nëse të gjithë tregtarët e këtyre tregjeve do të paguanin rregullisht tatimet, rezultatet kundër ekonomisë joformale do të ishin më të suksseshme.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar