Maqedoni, reagime pas deklaratës së Ramës

0

Përfaqësues të pakicave kombëtare dhe anëtarë të opozitës kanë kritikuar deklaratën e  kryeministrit  Edi Rama, në të cilën 600 mijë shqiptarët e Maqedonisë i krahasoi me 3-4 mijë maqedonasit e deklaruar në Shqipëri.

Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë Hysni Shaqiri, ka thene se paralelizmi që ka bë Rama nuk ka kurrfarë baze.

Edhe analisti Blerim Hyseni shprehet i habitur nga deklarata e kryeministrit të ri të Shqipërisë. Ai thotë se lidhur me ndërtimin e politikës ndaj shqiptarëve në rajon, kryeministri i ri Rama duhet të marrë shembull nga paraardhësi i tij Sali Berisha. Hyseni thotë se askush nuk mundet dhe nuk guxon të vendosë paralele mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe maqedonasve të Shqipërisë, sepse janë dy cështje të pakrahasueshme.

Zoti Rama megjithatë u shpreh se për Shqipërinë integriteti dhe mbarëvajtja e  Maqedonisë ka një rëndësi të dorës së parë jo vetëm sepse atje jeton një pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare por edhe sepse Maqedonia është shumë e rëndësishme për të gjithë ekuilibrin e rajonit të Ballkanit.

“Dua të shpresoj dhe të besoj se së bashku si fqinj dhe si miq ne do të çojmë përpara një proces bashkëpunimi ku e përsëris edhe njëherë tjetër implementimi me rigorozitet i marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakortsuara për të harmonizuar bashkëjetesën mes pjesës maqedonase dhe pjesës shqiptare të Maqedonisë do të jetë i padiskutueshëm”.

Nga ana e tij presidenti Ivanov nuk përmendi çështjen e të drejtave të shqiptarëve, por u përqëndrua te nevoja e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të rajonit, veçanërisht në optikën e procesit të integrimit europian të rajonit.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama pas takimit me presidentin maqedonas, është transmetuar në të gjitha mediat në Maqedoni, ashtu sikurse edhe reagimi i Partisë Demokratike ndaj kësaj deklarate.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here