Maqedoni, protesta masive për largimin e Gruevskit

Mijëra qytetarë shqiptarë e maqedonas ka kaluar natën në protesta paqësore me kërkesë për largimin e qeverisë Gruevski.   Protestuesit nga i gjithë vendi pa dallim përkatësie etnike ishin vendosur në tendat e ngitura përballë godinës së qëverisë. Kësaj proteste iu bashkua edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev bashkë me disa drejtues të lartë të partisë

Mijëra qytetarë shqiptarë e maqedonas ka kaluar natën në protesta paqësore me kërkesë për largimin e qeverisë Gruevski.   Protestuesit nga i gjithë vendi pa dallim përkatësie etnike ishin vendosur në tendat e ngitura përballë godinës së qëverisë.

Kësaj proteste iu bashkua edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev bashkë me disa drejtues të lartë të partisë së tij. Qytetarët njëzëri kërkonin largimin e Gruevskit duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Poshtë regjimi mafioz i Nikolla Gruevskit”, “Lamtumirë Nikollë”, “Liri dhe Demokreci për Maqedoninë” etj. Ndërkohë nga ana tjertër potestuesit shqiptarë kërkonin largimin e përfaqësuesit të tyre në qeveri, Ali Ahmeti.

Përfaqësuesit e partisë i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë mbështetje për qeverinë dhe të japin mesazhin se nje qeveri rrëzohet me vota dhe jo me protesta, ndërsa vetë Gruevski ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.

Gruevski pritet të takohet për herë të dytë me kundështarin e tij Zaev dhe liderët e dy partive shqiptare, Ahmeti dhe Thaçi për të vijuar diskutimet për të dalë nga kriza. Pjesë en diskutimit pritet të jetë ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli dhe ai i Bashkimit Europian, Aivo Orav.

/Objektiv.al/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar