Maqedoni, përfundon një tjetër vit me libra fyes

Maqedoni, përfundon një tjetër vit me libra fyes

Nxënësit shqiptarë  të shkollave fillore dhe atyre të mesme në Maqedoni kanë përmbyllur vitin akademik me libra që kanë përmbajtje fyese ndaj kombësisë shqiptare. Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, ka deklaruar sot se Ministria e Arsimit për t’i ikur përgjegjësisve, për t’i ndryshuar tekstet dhe për t’i ndryshuar programet mësimore,

Nxënësit shqiptarë  të shkollave fillore dhe atyre të mesme në Maqedoni kanë përmbyllur vitin akademik me libra që kanë përmbajtje fyese ndaj kombësisë shqiptare.

Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, ka deklaruar sot se Ministria e Arsimit për t’i ikur përgjegjësisve, për t’i ndryshuar tekstet dhe për t’i ndryshuar programet mësimore, ka shpallur një moratorium që këto tekste të mos pësojnë ndryshime. “Respektivisht, të mos eliminohen ato mangësi, fyerje dhe të pavërteta historike. Jo rastësisht në shërbim të kësaj u formuan edhe komisionet që të mos zgjidhet ky problem shumë i rëndësishëm për kahjen e mëtejshme të shtetit të Maqedonisë”, ka thënë Hasani.

Ai gjithashtu ka theksuar se nxënësit edhe në vitet e ardhshme do të mësojnë nga tekstet fyese, gjë që sipas tij do të ndikojë në përkeqësimin e mëtejshëm të raporeteve të brishta ndëretnike në vend.

“Më së paku edhe dy vite do të punohet me këto tekste mësimore, që për fat të keq, përveç se përkeqësojnë raportet ndëretnike, ndërtojnë gjenerata jo të shëndosha”, nënvizon Hasani.

Ministria e Arsimit në Shkup dy vite më parë formoi një komision për korrigjimin e librave të histories,megjithatë deri tani nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar