Maqedoni, firmat private zhyten në borxhe

0

Arka mbetet e mangët për mbi 560 milionë euro, vlera këto që siç theksojnë ekspertët e ekonomisë, vështirë se mund të mblidhen gjatë këtij muaji, aq sa ka mbetur në përmbylljen e këtij viti. Ndërsa, afaristët thonë se kjo gjendje e rënduar ekonomike është si rrjedhojë e keqmenaxhimit të mjeteve shtetërore, që kryesisht destinohen në investime jokapitale dhe jo për mëkëmbjen e ekonomisë së vogël dhe asaj të mesme. Arben Halili nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë se një pjesë e madhe e kompanive private janë të detyruara të zvogëlojnë veprimtarinë si pasojë e moslikuiditetit.

“Në fakt, moslikuiditeti i firmave është si rrjedhojë e gjendjes së rënduar ekonomike në vend dhe gjithsesi kjo ka të bëjë dhe mosplotësimin e obligimeve mes partnerëve të ndryshëm ekonomikë dhe ky moslikuiditet ndikon drejtpërdrejt në mosaftësinë e tyre për të shlyer obligimet që kanë ata ndaj shtetit, përkatësisht të shlyejnë tatimin”,thotë Halili

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here