Maqedoni, aksion policor në Perëndim, në pranga dhe zyrtarë të policisë

Maqedoni, aksion policor në  Perëndim, në pranga dhe zyrtarë të policisë

Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një aksion të madh dhe ka kryer arrestime masive në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në disa qytete, janë arrestuar persona të dyshuar për trafikim dhe kontrabandë me bagëti dhe mallra, nga Shqipëria në Maqedoni, me ç’rast kanë shkaktuar dëm të

Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një aksion të madh dhe ka kryer arrestime masive në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në disa qytete, janë arrestuar persona të dyshuar për trafikim dhe kontrabandë me bagëti dhe mallra, nga Shqipëria në Maqedoni, me ç’rast kanë shkaktuar dëm të madh buxhetit, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe zyrtarë të lartë të policisë dhe nënpunës të tjerë policie, përfshirë pjesëtarë të policisë kufitare..

Në Dibër janë arrestuar dy komandantë të policisë kufitare si dhe zyrtarë të tjerë policor.

Sipas informatave paraprake janë arrestuar mbi 20 persona, në mesin e të cilve edhe shtetas të huaj. MPB theksoi se pas përfundimit të aksionit policor, do të jap detaje lidhur me operacionin.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar