Mania e telenovelave, sëmundje televizive?

Jo vetëm shtëpiaket por edhe grupmosha të ndryshme janë “infektuar” nga telenovelat. Duke nisur me ato italiane, spanjolle e risia më e fundit dhe më të parapëlqyerat janë serialet turke. Telenovelat kanë pushtuar çdo rrjet social dhe janë bërë pjesë e jetës sonë. Emocione, ndjenja, tradhëti, dashuri, urretje, miqësi, ngrohtësi, familje e gjithçka tjetër mund

Jo vetëm shtëpiaket por edhe grupmosha të ndryshme janë “infektuar” nga telenovelat. Duke nisur me ato italiane, spanjolle e risia më e fundit dhe më të parapëlqyerat janë serialet turke.

Telenovelat kanë pushtuar çdo rrjet social dhe janë bërë pjesë e jetës sonë. Emocione, ndjenja, tradhëti, dashuri, urretje, miqësi, ngrohtësi, familje e gjithçka tjetër mund ta gjeni tek to. Veçanërisht telenovelat turke po përhapen me shpejtësi, ku po përfshijnë të gjithë gadishullin e Ballkanit si: Maqedoni, Bullgari, Greqi, Ceki, Poloni, Hungari, por edhe në Lindjen e Largët- Malajzi, Indonezi, Singapor, etj. Dhe normalisht një biznes i tillë i siguron Turqisë miliona euro. Ky eksport i serialeve turke është konsideruar si “sekreti i kryeministrit turk Recep Tayp Erdogan”.

Ndjekja dhe ndikimi i telenovelave ka ndikuar mjaft edhe në turizmin e Turqisë. Gjuha, veshja apo edhe vendet e mrekullueshme kanë tërhequr shumë njerëzve për t’i vizituar këto vende nga afër.

Ndikimi i telenovelave në mendësinë dhe jetesën e turqve është marrë shumë seriozisht nga psikologët dhe socilogët e ndryshëm turq. Ky ndikim vihet re edhe në Shqipëri. Por si ndikon “fryma” turke tek ne?

Telenovelat janë bërë një “shtyrje kohe”, jo vetëm për shtëpiaket por edhe për të gjithë ata që kanë angazhime të tjera. Pavarësisht mundësisë së njohjes së një gjuhe tjetër dhe njohjes së një kulture tjetër kanë edhe efekte negative. Në kërkim të një jetë më active, më luksoze apo më argetuese, në kërkim të një dashurie plot pasion të pajetuar më parë apo të shuar, mund të bëhen shkaktaret e zënkave në çift, të cilat mund të çojnë edhe në divorc. Kjo si rezultat i një imagjinate të “shferuar”, ku shumë persona nuk bejnë dot ndarjen imagjinatë-realitet.

Ndikimi i këtyre telenovelave ka çuar në rritje të numrit të divorceve sidomos në kryeqytet. Kjo pasi është kthyer në modë tashmë (ashtu siç ndodh në telenovela), të ndahesh, të jetosh jetën si një beqar/e e pastaj të martohesh sërish. Kjo është dhe arsyeja që shumë i konsiderojnë telenovelat si humje kohe, çoroditje nga jeta normale apo edhe si një shthurje e shoqërisë. Sado të bukura dhe tërheqëse të jenë telenovelat, çdo gje ka një kufi. Të merret e mira prej tyre dhe të behet ndarje mes tyre dhe realitetit.

/ Izabela Zavalani /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar