Mançini–Napoli: “Kurrë mos thuaj kurrë”

Mançini–Napoli: “Kurrë mos thuaj kurrë”

Pasi u shkarkua nga drejtuesit e Mançester Sitit, Roberto Mançini është parë ditën e sotme në Napoli të Italisë. Menjëherë kanë lindur hipotezat se Mançini mund të jetë zëvendësuesi i Valter Mazarrit që duket se do t’i lërë napolitanët këtë verë. Gjatë një interviste, italiani ka pohuar se ndodhej në Napoli vetëm se bashkëshortja e

Pasi u shkarkua nga drejtuesit e Mançester Sitit, Roberto Mançini është parë ditën e sotme në Napoli të Italisë. Menjëherë kanë lindur hipotezat se Mançini mund të jetë zëvendësuesi i Valter Mazarrit që duket se do t’i lërë napolitanët këtë verë.

Gjatë një interviste, italiani ka pohuar se ndodhej në Napoli vetëm se bashkëshortja e tij është nga ky qytet. Megjithatë, flitet se ai mund të përdorë këtë vizitë për t’u afruar tek drejtuesit e Napolit.

Ndërkohë sa i përket çështjes Mazarri, ky i fundit flitet që të marrë drejtimin e zikaltërve të Interit, pasi për Stramaçonin nuk është është marrë vendimi final nëse do të qëndrojë apo jo.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar