Mançesteri fiton Superkupën e Anglisë

Mançesteri fiton Superkupën e Anglisë

Robin Van Persie ka shënuar dy gola në fitoren 2-0 të Mançester Junaitid ndaj Uiganit, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Anglisë të zhvilluar në Uembley. Junaited e filloi mirë takimin duke krijuar disa mundësi shënimi. Robin Van Persie ishte ai që realizoi pas gjashtë minutash lojë. Kryesisht u zhvillua ndeshje tejet monotone. Goli

Robin Van Persie ka shënuar dy gola në fitoren 2-0 të Mançester Junaitid ndaj Uiganit, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Anglisë të zhvilluar në Uembley.

Junaited e filloi mirë takimin duke krijuar disa mundësi shënimi. Robin Van Persie ishte ai që realizoi pas gjashtë minutash lojë.

Kryesisht u zhvillua ndeshje tejet monotone. Goli i dytë erdhi në minutën e 60-ë përsëri Van Persi duke vulosur rezultatin përfundimtarë 2-0.

Me këtë fitore “djajtë” kanë heshtur të gjithë kritikët, të cilët kanë parashikuar sezon të dobët për David Mojesin pas formës së dobët parasezonale.

Minuta do të kishte edhe për Adnan Januzajn i cili zëvendësai heroin e ndeshjes Van Persin në minutën e 83.
Ky është trofeu i parë i Unitedit nën drejtimin e David Moyes.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar