Malaj, uron koalicionin e majtë. Urime dhe për 140 deputetët

Malaj, uron koalicionin e majtë. Urime dhe për 140 deputetët

Kandidati i pavarur i qarkut Vlorë, Arben Malaj, ka uruar për fitoren “Aleancën për Shqipërinë Europiane”. Në një deklaratë për shtyp, ai ka theksuar se faktorët kryesor që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve të pavarur dhe partive jashtë koalicioneve është fushata negative dhe presionet e ushtruar ndaj tyre. Ndërkaq, Malaj ka shprehur urimet më

Kandidati i pavarur i qarkut Vlorë, Arben Malaj, ka uruar për fitoren “Aleancën për Shqipërinë Europiane”.

Në një deklaratë për shtyp, ai ka theksuar se faktorët kryesor që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve të pavarur dhe partive jashtë koalicioneve është fushata negative dhe presionet e ushtruar ndaj tyre.

Ndërkaq, Malaj ka shprehur urimet më të mira për deputetët e qarkut të Vlorës, gjithashtu dhe; “Urimet më të mira për 140 deputetët  e vendit tim  duke shpresuar shumë në përkushtimin e tyre të përbashkët  për reformat e nevojshme në vend, për të ndalur krizën e rëndë ekonomike  që kërcënon të ardhmen tonë  dhe për mbështetjen e tyre të pa kushtëzuar për  integrimin europian të vendit.” –thuhet në deklaratën e tij.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar