Malaj përjashtohet nga PS, kandidon i pavarur

Malaj përjashtohet nga PS, kandidon i pavarur

Kryesia e Partisë Socialiste përjashton nga listat e kandidimit Arben Malajn, i cili deklaron se vendimi është individual i Edi Ramës dhe kështu PS po dështon për të rrëzuar qeverinë Berisha. “Vendimi ka qenë i Edi Ramës. Nuk kam absolutisht asgjë me Edi Ramën. Mua më vjen keq për PS-në, jo për veten time. PS

Kryesia e Partisë Socialiste përjashton nga listat e kandidimit Arben Malajn, i cili deklaron se vendimi është individual i Edi Ramës dhe kështu PS po dështon për të rrëzuar qeverinë Berisha.

“Vendimi ka qenë i Edi Ramës. Nuk kam absolutisht asgjë me Edi Ramën. Mua më vjen keq për PS-në, jo për veten time. PS dështon për të mundur qeverinë Berisha. E kam ditur që në momentet e para që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante, e kam ditur që kur i kam kërkuar PS-së të mos bllokonte funksionimin e Kuvendit. Kur kam nisur një proces për modernizimin e PS-së, e kam ditur që do kem një çmim për këtë. Dhe ky është çmimi më i vogël që duhet të paguaj. Nuk më zhduk dot asnjeri nga politika. Unë nuk mund të tërhiqem nga detyrimi për t’i shërbyer vendit tim. Njëra nga këto është t’i shërbej si kandidat i pavarur”, theksoi me një ton të fortë z. Malaj.

Arben Malaj paralajmëron se sot në orën 12:00 do të dalë në konferencë për shtyp. Pritet që ai të dorëzojë të gjithë dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të qenë kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar