Malaj, partitë politike kanë deformuar votën e qytetarëve

Malaj, partitë politike kanë deformuar votën e qytetarëve

Arben Malaj kanditat i pavarur në qarkun e Vlorës në një deklaratë për mediat është shprehur se dy fuqitë e mëdha politike  kanë rritur presionin dhe është vërejtur një tendencë për të deformuar votën e qytetarëve. “Faleminderit të gjithë mbështetësve dhe të gjithë zgjedhësve që na kanë votuar! Tani, duhet të ruajmë çdo votë deri

Arben Malaj kanditat i pavarur në qarkun e Vlorës në një deklaratë për mediat është shprehur se dy fuqitë e mëdha politike  kanë rritur presionin dhe është vërejtur një tendencë për të deformuar votën e qytetarëve.


“Faleminderit të gjithë mbështetësve dhe të gjithë zgjedhësve që na kanë votuar! Tani, duhet të ruajmë çdo votë deri në fund. Në procesin e numërimit po vihen re tendenca për të deformar votën e qytetarëve. Në disa raste, vëzhguesit tanë janë përjashtuar nga qendrat e numërimit, për të cilët jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e KQZ-së. Ne po presim rezultatet nga disa qendra ku mbështetja është më e plotë dhe më e madhe. Të gjitha partitë politike duhet t’i largojnë duart nga deformimi i votës. Presioni i tyre ka ardhur në rritje”, ka mbyllyr deklaratën  Malaj.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar