Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë 61 automjetet e reja të Policisë së Shtetit. Ky investim është bërë nga Qeveria shqiptare dhe kap shifrën mbi 3.6 milionë dollarë. “Automjetet janë vënë në shërbim të Forcave Speciale dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe strukturave të Policisë së
Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë 61 automjetet e reja të Policisë së Shtetit. Ky investim është bërë nga Qeveria shqiptare dhe kap shifrën mbi 3.6 milionë dollarë.
“Automjetet janë vënë në shërbim të Forcave Speciale dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe strukturave të Policisë së Rendit, Patrullave të Përgjithshme, në funksion të garantimit të sigurisë për qytetarët”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.
Por menjëherë pas prezantimit, një prej automjeteve ka ndaluar tek kryqëzimi pranë Liceut Artistik, siç duket edhe në foto, për shkak të ndonjë defekti. Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fotografia, e cila është komentuar me humor.
“Një nga automjetet e reja të policisë të prezantuara sot. Nuk i paska përballuar fare emocionet e ditës së parë”, shkruan njëri prej përdoruesve të “facebook”.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *