Makiazhi për nuset e 2013-tës

0

Çdo vajzë ëndërron një dasëm të bukur….Të gjitha në këtë ditë të rëndësishme dëshirojnë të duken bukur në çdo detaj.

Pjesa më e rëndësishme  në ditën e dasmën  është fustani dhe makiazhi, sepse është pikërisht fustani  që e bën një vajzë nuse.

Dëshirat e nuseve

Vajzat nuk preferojnë të rrezikojnë në këtë ditë kaq të rëndësishmë , por përgjithësisht dëshirojnë të kenë  një fytyrë të ëmbël, të butë, të shndërritshme. Makiazhi i syve preferohet të jetë në kafe të lehtë ose ngjyrë kumbulle.

Për të nxjerrë në pah ngjyrën e syve i kushtohet rëndësi  qerpikëve.  Mund të përdoren edhe qerpikë fallco. Nëse për sytë keni përdorur ngjyra të forta, për buzët përdorni  ton më të lehtë dhe natyror.

Pika më e rëndësishme  është qëndrueshmëria e makiazhit dhe kjo mundësohet nga cilësia e materialeve.

Makiazhi është plotësisht i realizuar kur krijon një kombinim të mirë më fustanin dhe mjedisin ku do të organizohet ceremonia.

 

/Rabihana Halili/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here