Maicon rikthehet në Itali

Maicon rikthehet në Itali

Maicon, ish-mbrojtësi brazilian i Interit që sezonin e fundit luajti për Manchester City, është rikthyer në Itali. 31-vjeçari do të luajë për Romën në dy sezonet e ardhshme pasi ka zgjidhur kontratën me klubin anglez. Mbrojtësi i djathtë ka pranuar të ulë pagën për të luajtur sërish në Serinë A dhe ka nënshkruar një kontratë

Maicon, ish-mbrojtësi brazilian i Interit që sezonin e fundit luajti për Manchester City, është rikthyer në Itali. 31-vjeçari do të luajë për Romën në dy sezonet e ardhshme pasi ka zgjidhur kontratën me klubin anglez.

Mbrojtësi i djathtë ka pranuar të ulë pagën për të luajtur sërish në Serinë A dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin e kryeqytetit.

Maicon fitoi gjithçka në 6 vitet e tij me Interin para se të kalonte në Premier League ku pati një eksperiencë zhgënjyese me vetëm 9 ndeshje të luajtura.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar