Federata Botërore e Sindikatave në Bruksel, ka organizuar tw enjten një konferencë në Parlamentin Evropian, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Shqipëria. Valentin Macaj, i cili është kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, deklaroi se qeveria kundërshtoi Kontratën Kolektive të Punës, gjithashtu tha se prej vitesh mungojnë trajnimet për efektivët e burgjeve. “Policia e
Federata Botërore e Sindikatave në Bruksel, ka organizuar tw enjten një konferencë në Parlamentin Evropian, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Shqipëria.
Valentin Macaj, i cili është kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, deklaroi se qeveria kundërshtoi Kontratën Kolektive të Punës, gjithashtu tha se prej vitesh mungojnë trajnimet për efektivët e burgjeve.
“Policia e burgjeve ka 6 vite që nuk merr uniformë shërbimi sipas ligjit, ka 7 vite që nuk merr trajnim ushqimor sipas ligjit, ka 8 vite që nuk merr kompensim transporti policia e burgjeve nuk paguhet për vjetërsin në punë. Policia e burgjeve nuk përfiton kompensim vjetorë të pagës së 13-të, pra mungesa e kontratës kolektive të punës dhe kontratat individuale u heqin të drejtat themelore antarëve tanë edhe pse janë të njohura me ligj”, tha Macaj.
Më tej ai theksoi se drejtuesit e burgjeve po i bëjnë presion anëtarëve të tjerë që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që organizon partia në pushtet, gjithashtu atyre u kërkojnë votën dhe të bindin të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
“Vetëm para disa ditësh kam denoncuar faktin se drejtuesit e burgjeve kanë filluar të bëjnë presion mbi anëtarët tanë për të marrë pjesë në takimet elektorale, për të deklaruar votën dhe numrin e votave të familjarëve”, vijoi ai.
Ai tha se nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët përkatës, por ka marrë kundërpërgjigje duke i denoncuar në gjykatë. Sipas tij kjo po bëhet për të frikësuar dhe dekurajuar profesionon e tyre.
/Marenglen Kume/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *