Shkollat e qyteteve dhe ato periferike festojnë! Përtej thjesht një date, dite apo një feste! 7 Marsi është përtej një dite festive . Në çdo ditë është sacrificë, përballje, dhe bashkëpunim në edukimin me ose në pamundësi tek nxënësit e tyre. Ata që gjithmonë i shohim të gjindshëm përtej datës simbolike 7 Mars .
Shkollat e qyteteve dhe ato periferike festojnë!
Përtej thjesht një date, dite apo një feste!
7 Marsi është përtej një dite festive . Në çdo ditë është sacrificë, përballje, dhe bashkëpunim në edukimin me ose në pamundësi tek nxënësit e tyre. Ata që gjithmonë i shohim të gjindshëm përtej datës simbolike 7 Mars . Mes sfidash se ku apo si gjendet standardi që përcjellin orët e mësimdhënjes , mësuesit sndalen së ushqyeri nxënësit pafund. Jo ! Asnjë dhuratë nuk mund të përcillet shpesh në kritikë si një “ qyl” që sikurse paragjykohet ose në sipërfaqe konceptohet si e tillë. Asgjë nuk mund ta shpaguajë dijen , kulturën dhe palodhshmërinë e tyre. E kush mund të thotë se ka çmim më të vyeshëm që na falet siç mësuesit na mësojnë hapat e parë se si ne të vazhdojmë më pas ecjen drejt njohurive në udhën e gjatë që quhet jetë .
Sot festohet po njejtё dhe nё zonat periferike tё vendit tonё ku mёsuesit spikasin burim tё pakushtёzuar profesional të dijes dhe kulturës . Reflektuesit e përkrahjes dhe formimit të brezave me rradhë , sido qofshin kushtet që gjenden, vazhdojnë me shpresën dhe edukimin e brezave të rinj se nga çdo brez që përcjellin përgjatë jetës, janë ata që asnjëherë nuk kushtëzohen për të rrezatuar njohuri, dashuri dhe mbështetje. Përtej më të mirës ngulmojnë me besim se më mire do gjenden , në ambjentet ku së bashku me nxënësit kalojnë pjesë të jetëve të tyre. Ndër vite , Shkolla 9- Vjeçare Hamallaj ndodhet ndoshta jo në kushtet më të mira, apo ato që do ishin të kënaqur mësues dhe nxënës , por përtej kritikave dhe pakënajqësive ata e kryejnë misionin e tyre fisnik të mësimdhënjes ashtu sikurse të gjendeshin në ambjentet më të mira.
Sepse kjo do të thotë mësues. Të tillë janë gatuar dhe pasqyruar në vendin tonë mësuesit . Kjo do të thotë se mësuesit janë burimi I forcës dhe përpjekjes se me kurajo , punë dhe bashkim më mire do jetë si infrastruktura, konstrukturimi I ambjenteve, sallat e laboratorit ato Teknologjike dhe sportive, artistike dhe të aktiviteteve kulturore. Jo nuk mungonin po aq sa dhe mungonin me dëshirën dhe mundësinë se brezi vijues do ti gëzojë më pas . Dhe aty sikundër në çdo vend ku dhurohet mësimdhënje nuk mungoi organizimi festiv .
Aty nxënësve ju shkëlqenin sytë nga gëzimi me emocjon ku dhe organizohen në parapërgatitjen e tyre për të zhvilluar aktivitetin në përurim të pishtarëve të dijes siç janë mësuesit tanë. Nxënësit përcillnin vargje të arta të Poetëve Atdhetarë, gjendeshin të veshur me veshje popullore të krahinave të ndryshme dhe ndiqnin orët me vallet të traditës po Shqiptare. Ndodh ndër minutat e kësaj dite festive një sërë aktivitetesh,
motivimit, integrimit të nxënësve midis kulturave të njëri-tjetrit dhe vetë mësuesve dhe përballjes me dinjitet të realitetit sido qoftë ai , shpesh jo i zgjedhur , por që përzgjidhet bashkëpunimi , forca dhe hareja, që së bashku mbahen, vazhdojnë dhe rriten përms librit, dijes dhe kulturës se e vlersojnë atë që kanë dhe misioni dinjitoz i mësuesit përballet me gjithçka rrethanash, kushtesh për të mos u kursyer për të dhënë dije tek nxënësit e tyre. Përtej 7 Marsit.
Mësuesit të gëzojnë duke u gjendur çdo ditë e më mire , në ambjentet ku pasurojnë nxënësit e tyre me dije . Përtej 7 Marsit por çdo ditë gëzofshin në çdo cep të shqipërisë ata që janë ushqyesit, formuesit dhe udhërrëfyesit e brezave të gjerë të gjeneratave me rradhë.
Përgatiti:F. BUSHI
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *